Hristijan Mickoski nuk lëshon pe. Ai mbetet në qëndrimin se ndryshimet kushtuese nuk do të ndodhin dhe se me qeverinë aktuale mund të ulet vetëm për të folur për temën e zgjedhjeve parlamentare.
”Politikanin Hristijan Mickoskin e patën në tavolinë, patën 1 vit kohë që të gjejnë 1 deputet që do të votojë për ndryshimet kushtuese. Patën disa zgjidhje që unë i propozova këto vitin e fundit, të gjithë këto propozime i refuzuan. Tani e kanë në tavolinë vetëm një punë, e kjo është që të ulemi dhe të merremi vesh për kohën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare” – tha Mickoski.
Javës që vjen janë të paralajmëruara vizita nga krerë të lartë diplomatik të vendeve evropiane, e Mickoski thotë se do të ishte i dëshpëruar nëse këta diplomat vijnë për të folur vetëm për ndryshimet kushtetuese.
”Do të isha i dëshpëruar që tema e vetme për të cilën këta tre mysafirë të lartë kanë ardhur në Maqedoni janë ndryshimet kushtetuese. Nëse me të vërtetë e doni këtë popull dhe këta qytetarë dhe nëse me të vërtetë i dëshironi një ardhëmëri evropiane për këtë shtet atëherë më shumë kohë do të duhet të ndajmë për krimin dhe korrupsionin” – tha Mickoski.
Mickoski këto komente i dha në takimin që pati me zanatqinjtë, të cilëve u premtoi projekte me të cilat do të zgjidhet problemi i 10 000 personave që kanë zanate.