Mickoski iu ankua Hanit: Skandalet serioze po dëmtojnë kredibilitetin e vendit

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, gjatë takimit me komisarin, Han ka shprehur shqetësimin e tij për shkak të mosmarrjes së datës për negociata. Ai po ashtu, ka shprehur shqetësim për shkak të mungesës së vullnetit të Qeverisë, siç theksohet në komunikatën e kësaj partie, në ballafaqimin me rritjen e krimit, skandalet dhe korrupsionit të lartë i cili është prezent në eshalonët më të larta të pushtetit.

Marketing

“Skandalet serioze e dëmtojnë kredibilitetin e vendit dhe shtetin e së drejtës duke shkatërruar ardhmërinë evropiane. Mungesa e vullnetit për ballafaqim me korrupsionin dhe dyshimet për krim shihet edhe në propozim ligjin e kryeministrit Zaev për organizimin e prokurorisë ku në vend të luftës së paanshme kundër korrupsionit ofrohen zgjidhje të cilat do të jenë instrument për presione politike dhe mbrojtje të krimit”, ka deklaruar Mickoski nw takimin me komisarin Jiohanes Hahn.

Marketing