Daçiq: Shkuarja e Haradinajt në Hagë u shndërrua në një farsë politike

Shkuarja e Ramush Haradinajt në Hagë për t’u dëgjuar në Prokurorinë Speciale si i dyshuar është kthyer në një farsë politike, sepse ishte e qartë se ai do të largohet për disa orë dhe nuk do të ndalohet.

Marketing

Kësisoj thotë ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq.
Ai i tha TV Pink se Haradinaj nuk është dashur të japë dorëheqje si kryeministër, sepse ai nuk ka ndërmend të tërhiqet nga politika, gjë që konfirmon, siç thotë ai, seancën e planifikuar të qeverisë për mandatin teknik.

Ramush Haradinaj dje është intervistuar nga prokurorët e speciales me ç’rast ka vendosur të mbrohet në heshtje.