Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të vlejë më parimi për krijimin e qeverisë, fituesi me fituesin.
Në një paraqitje në Alsat ai tha se nëse të një parimi të koalicionit ndaj pushtetit, fitues me fitues, ai do të preferonte parimin programi me programën.
Mickoski ka theksuar se, pavarësisht se cili është emri i partisë, nëse është Aleanca për Shqiptarët, BDI, BESA, PDSH, në negocita ai do të formojë një program për koalicion me ta nëse kërkohet një partnerë tjetër për të arritur në 61, por është i bindur që koalcioni VMRO-DPMNE do të fitoj të paktën 61 deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai ka lënë të kuptohet se nëse një parti shqiptare i fiton zgjedhjet, nuk është e thënë që me të do ta bëjë qeverinë, duke aluduar se është shkelur parimi fituesi me fituesin.