Para fillimit të konventës partiake të VMRO-DPMNE-së, kryetari i saj, Hristijan Mickoski tha se “jam i bindur se kandidati i OBRM-PDUKM-së do të jetë kryetar shteti”.
“Jam i lumtur që kaluam një proces demokratik dhe transparent në parti. Kemi më shumë nga numri i mjaftueshëm për kandidati, nëntë në numër. Kishin mundësi gjatë javëve të kaluara ta paraqesin veten dhe vizionin e tyre për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë si kryetar”, tha Mickoski.
Mickoski tha se për dallim nga kundërshtari politik, OBRM-PDUKM është demokratike, dhe shembull se si duhet të zhvillohet një procedurë demokratike për përzgjedhjen e kandidati.
Në OBRM-PDUKM janë kandiduar 9 kandidatë, ndërsa lufta për vota do të jetë mes Vlladimir Gjorçev dhe Gordana Siljanovska.
Për kandidat të zgjedhur, sipas rregullores së partisë, konsiderohet kandidati i cili ka më tepër vota, po jo më pak se një e treta e numrit të përgjithshëm të delegatëve. Nëse asnjë nga kandidatët nuk e fiton numrin e nevojshëm apo kandidatët kanë numrin e njëjtë të votave, votimi përsëritet. Në votimin e dytë marrin pjesë dy kandidatët me më shumë vota në votimin e parë, ku më pastaj zgjidhet kandidati i cili do të merr më shumë vota në votimin e dytë.