



Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka mbajtur paraqitje para mediave pasi përfunduan tre ditët e zisë në Maqedoninë e Veriut nga tragjedia në Tetovë.
Ka shtruar shumë dilema për mënyrën se si ka ndodhur shpërthimi i zjarrit në Qendrën Kovid ku humbën jetën 14 persona.
Ka pyetur:
“Në çfarë mënyre është ndërtuar spitali?
Çfarë kanë qenë projektet dhe tenderët?
A ka leje për ndërtim?
Pse nuk ka sistem për kundërzjarr?
Pse familjarët kanë qenë të pranishëm, a do të thotë kjo se ka mungesë të personalit?”, pyeti Mickoski.
Ka hedhur dyshime edhe se kryeministri Zoran Zaev sigurohet nga informacionet nga hetimi për shkaqet e zjarrit. Këtë e bazon në kumtesën e Zaevit.
“Tregoi se vetë merr informacione nga hetimi dhe atë nga prokurorët e LSDM-së. Ky është shtet i robëruar”, tha Mickoski,