Mickoski: Ka filluar rikonstruksioni i sheshit pas QT “Kapitoll” në Komunën e Aerodromit, me vlerë prej 45 milionë denarë

“Mirëdita edhe nga unë. Për mua është kënaqësi që jam sot këtu për të nisur këtë projekt, i cili është një nga shumë projekte që kanë kaluar fazën e parë, pra pjesën e parë të projekteve që Qeveria i financon në komunat, nga thirrja e parë publike. Jam i bindur se ky vend, i cili sot për fat të keq duket kështu siç duket, do të duket shumë më bukur për një kohë shumë të shkurtër nga sot.

Marketing

Projekti ka një vlerë prej rreth 45 milionë denarë. Mendoj se si tërësi do t’i japë një pamje ndryshe kësaj pjese të Komunës së Aerodromit dhe shpresoj që më të rinjtë do të mund të shijojnë së bashku me më të rriturit këtë pjesë të Aerodromit.

Vazhdojmë edhe më tej. Këtë javë presim të shpallim thirrjen e dytë, e cila do të jetë pak më e madhe në vlerë se e para. Nëse e para ishte deri në gjashtë miliardë denarë, kjo do të jetë deri në 15 miliardë denarë. I ftoj komunat të përgatisin aplikimet, do të ketë një periudhë pak më të gjatë për aplikim që do të zgjasë deri më 30 prill. Për dallim nga thirrja e parë, në të dytën kushtet janë lehtësuar disi në aspektin e aplikimit, pra të gjitha ato komuna që kanë projekte me dokumentacion të siguruar për shpallje të thirrjes publike për tenderim do të mund të aplikojnë dhe ndërkohë të zgjidhin edhe çështjen e lejes së ndërtimit.

Prandaj, mendoj se edhe kjo thirrje e dytë do të jetë e suksesshme dhe qindra projekte do të kalojnë këtë fazë të filtrimit, do të katalizohen dhe do të mund të jemi të pranishëm, ashtu siç jemi sot, në fillimin e aktiviteteve dhe në përfundimin e tyre me vënien në përdorim.

Qoftë me fat dhe të kemi sa më shumë punë të bukura si kjo, të shtohen ndërtimet e bukura dhe të gjithë së bashku të shijojmë një Maqedoni më të bukur.