Mickoski: Ka shumë indikacione për krim të kryer, ndërsa ka zero veprim, duhet të pastrohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Fokus” tha se përkundër faktit se ekzistojnë shumë dyshime të bazuara për krime që duhet të hetohen pas zërave në prokurori, në këtë moment shohim se ka zero veprime dhe hetime, prandaj theksoi se janë të nevojshme reforma urgjente në organet e gjyqësorit.

Marketing

“Unë jam gjithmonë një ithtar i idesë se çdokush meriton një shans. Ne nuk do të sillemi si LSDM dhe nuk do të abuzojmë me deputetët, të predikojmë në parlament që ta ndryshojmë. Të gjithë e meritojnë një shans, ashtu edhe ky (Ljupço Kocevski) meriton një shans, ndaj të shohim nëse do ta shfrytëzojë atë shans. Nëse ai nuk e shfrytëzon këtë shans, do të flas publikisht. Fatkeqësisht fillimin nuk e ka të mirë”, tha kryeministri Mickoski.

Duke folur për Këshillin e Prokurorëve Publik dhe Këshillin Gjyqësor, kryeministri Mickoski theksoi se deri më tani askush nuk ka ofruar model tjetër, andaj, ajo që po ofron qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE është që gjyqtarët dhe prokurorët të zgjedhin vetë se kush do të jetë në këto dy institucione, si dhe për të fituar pavarësi më të madhe përmes një buxheti autonom të lidhur në përqindje me buxhetin total.

“Dalin ekspertë të përjetshëm, kritikojnë modelin dhe befas shohim që mbiemra të ngjashëm apo të njëjtë bëhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor. Le të më japin një model. Është bukur të vëzhgojmë mënjanë dhe të themi se çfarë nuk duhet të bëjmë. Le të tregojnë si duhet”, tha kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski shtoi se edhe pse jo të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë familjarisht të lidhur apo të korruptuar, apo i kanë mbajtur lëndët në sirtar, ata janë pakicë, por fatkeqësisht janë në pozita kyçe dhe shumica janë të varur prej tyre.

“Ka gjyqtarë dhe prokurorë të tillë që kanë lidhje familjare, por jo të gjithë, por janë një pakicë. Ka nga ata që janë të korruptuar, por jo të gjithë, por janë pakicë. Ka nga ata që i kanë mbajtur sendet në sirtar dhe nuk i kanë përpunuar, edhe ata janë pakicë. Shumica nuk mund t’i nënshtrohet pakicës. Pakica do të katalizojë veten, do të filtrohet dhe do të jetë pa zë. Për fat të keq, pakica tani është në pozita kyçe dhe për këtë na duhet kjo mazhorancë për ta mposhtur pakicën, duke zgjedhur vetë atë që mendon se ka nevojë. Ja ne nuk do të ndërhyjmë, do të rrimë mënjanë dhe do t’i lëmë ta bëjnë vetë atë katarsis, të filtrohen dhe të keqen ta hedhin poshtë nga sistemi. E mira të mposhtë të keqen”, tha kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski shtoi se edhe përmes komisionit për mbikëqyrje të funksionimit të këtyre institucioneve mund të bëhet mbikëqyrje në Kuvend.

“Ai komision do të jetë i përbërë nga deputetë dhe nga pushteti ashtu edhe nga opozita. Edhe ata do të kenë mundësi të bëjnë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme dhe të shohin nëse ka abuzime. Nëse ka, planifikojmë intervenime ligjore, madje edhe ndjekje penale, jo vetëm shkarkim”, deklaroi kryeministri Mickoski.