Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristjan Mickoski nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka deklaruar se karantina e tij ka mbaruar dhe se në ditët në vijim do t’i përkushtohet punës së tij përditshme. Ai gjithashtu nëpërmjet këtij statusi bën edhe një urim për të gjithë besimtarët orthodoks për festën e Pashkës.