Mickoski: Kemi bërë hap historik me ASH-AAA (VIDEO

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski për bashkëpunimin me ASH-AAA tha se është hap historik edhe për VMRO-DPMNE por edhe për Maqedoninë.

Marketing

Theksoi se ky është koalicion që do të fitojë ndarjet, krimin dhe korrupsionin dhe do të dëshmojë se Maqedonia ka mundësi me politikanë që janë jashtë matricës së LSDM dhe BDI.

“Kemi krijuar një koalicion para rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në qytete të caktuara, do ta mbështesim njëri-tjetrin në disa komuna, do ta mbështesim njëri-tjetrin në nivelin e kandidatëve për kryetarë komune. Është rënë dakord që aty ku koalicioni Alternative-Aleancë do të ketë kandidatë, VMRO-DPMNE nuk do të kandidojë dhe anasjelltas ku do të ketë VMRO-DPMNE, koalicioni Aleancë-Alternativë nuk do të kandidojë, kuptohet në ato komuna ku ai bashkëpunim është rënë dakord. Pres që ky koalicion t’i fitojë ndarjet, krimin, korrupsionin, pa idetë, paaftësitë, mospasjen e vizionit dhe strategjisë për zhvillim të Maqedonisë, është hap historik për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë etnike, të tregojmë se me të vërtetë Maqedonia ka mundësi edhe me politikan të tjerë që janë jashtë matricës së LSDM dhe BDI dhe se mundet edhe ndryshe dhe se nuk duhet të humbet shpresa dhe se kohë e mirë po vjen”, tha Mickoski./TV21