Mickoski: Kemi indikacione për shkelje serioze të ligjeve në ditën e fundit të qeverisë së Zaevit

Presidenti Pendarovski për shkaqe protokollare, nuk më ftoi mua në inagurimin e tij, nuk më ftoi në fjalimin e tij të vitit të ri, nuk ka praktikë të zakonshme që ministrat pas zgjedhjes së tyre në korniza të parlamentit, të shkojnë mysafirë tek presidenti Pendarovski.

Marketing

Kështu ka deklaruar kryetari i opozitës, Hristian Mickoski i cili ka shtuar se duke u thirrur në atë praktikë jo të zakonshme ata kanë vendosur që të përkushtohen në ekipimin e kabineteve të tyre. Të bëjnë plane për aktivitetet e tyre të punës në periudhën që vijon në 100 ditët e ardhshme.

“Më pyetët se çfarë pres, kemi indikacione serioze për keqpërdorim, shkelje të ligjeve, shkelje të kompetencave në ditët e fundit të mandatit të kryeministrit që shkoi, Zoran Zaev, i cili urdhëronte ato ministra që në ditët e fundit të mandatit të tij në mënyrë brutale të shkelin ligje dhe të keqpërdorin procedurat, e gjithë kjo do të prezantohet para opinionit, ndërsa pjesa e mbetur që e pres është punë sipas ligjeve, t’i mbrojnë ligjet, ta ruajnë kushtetutën e Maqedonisë, kuptohet në korniza të mundësive dhe kompetencave të tyre në këto 100 ditë.

Më pas pas fitores së Qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, presim që Maqedoninë ta bëjmë vend me të cilin do të krenohemi, e jo të turpërohemi siç është bërë tani përditshmëri”, ka thënë Mickoski.

Marketing