Mickoski kërkon lirim për dhunuesit e Ziadin Selës

Nën moton “Demokraci për Maqedoninë, liri për mbrojtësit e Kushtetutës”, është mbajtur sot në Shkup protesta në mbrojtje të personave të akuzuar dhe të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend. Protesta filloi para Qeverisë, ndërsa përfundoi para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në të morri pjesë edhe lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, i cili një ditë më parë bëri edhe thirrje për mbështetje të protestës. Në fjalën e tij para mediave, Mickoski kërkoi rigjykim për procesin gjyqësor me qëllim që siç tha ai, t’u jepet edhe një mundësi të akuzuarve.

Marketing

“Protesta është shprehje e gjendjes së përgjithshme në shoqëri. Populli është i pakënaqur, populli sot ka dalë në mbrojtje të njerëzve që e mbrojtën Kushtetutën. Një ditë i dënuar pafajësish është sa gjithë jetën burg. Pasi kemi praktikë gjyqësore për rihapje të rasteve, përse të mos rihapet ky rast që njerëzit të kenë mundësi të dytë për tu mbrojtur dhe për ta dëshmuar pafajësinë e tyre”, ka deklaruar Hristian Mickoski.

Protesta e VMRO-së indirekt është kërkesë edhe për lirimin e dhunuesve të Ziadin Selës, edhe pse ASH shpesh është deklaruar se do të bëj koalicion në zgjedhjet lokale.