Mickoski kërkon që gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Për shkak të ndotjes së lartë të ajrit e paralelisht edhe pandemia me koronavirus, lideri i opozitës maqedonase kërkon që gratë shtatzëna të cilat punojnë në sektorin shtetëror dhe privat të lirohen nga puna.

Marketing

Numri i viktimave dhe i të infektuarve në bazë ditore tregon se gjendja është alarmante dhe për këtë arsye gratë shtatzëna duhet t’i mbrojmë nga ky rrezik,- ka shkruar në Facebook, Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, gjithashtu ka propozuar që edhe të sëmurit kronik të lirohen nga puna për shkak të rrezikut të lartë nga ndotja e ajrit dhe koronavirusi.