Mickoski kërkon takim urgjent me Ivanovin dhe Zaevin

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski kërkoi takim urgjent me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Zoran Zaev, në të cilin do të shqyrtohen dispozitat nga marrëveshja e djeshme mes Zaevit dhe kryeministrit grek Aleksis Cipras për përdorimin e përgjithshëm të emrit Republika e Maqedonisë së Veriut për shtetin.

Marketing

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp, edhe pse tashmë ka parashtruar kërkesë për takim me kryetarin e shtetit ende nuk ka marrë konfirmim nga Ivanovi, por pret që gjatë ditës të ketë takim edhe me Ivanovin edhe me Zaevin.

Ai theksoi se Marrëveshja e arritur dje, është dështim absolut për diplomacisë e Maqedonisë, i cili, siç tha, nuk mund të shfaqet askund si fitore dhe kërkoi që ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov të japë dorëheqje të parevokueshme.
Theksoi se VMRO-DPMNE nuk do të pranojë dhe të mbështesë ndryshim të Kushtetutës për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues dhe shtoi se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike që i ka në dispozicion kundër Marrëveshjes.

Nuk precizoi çka konkretisht do të ndërmarrin, duke theksuar se qytetarët për këtë do të njoftohen me kohë.