Mickoski: Kjo qeveri nuk i ndan qytetarët në baza etnike

Kjo Qeveri nuk i ndan qytetarët në baza etnike, punon për të gjithë dhe shpërndan projekte për Shtipin, Koçanin Velesin, shpërndan projekte për Tetovën, Gostivarin, Haraçinën, Likovën, Zhelinën, Vrapçishtin, Bogovinën që zgjidhin nevojat reale të qytetarëve, ujësjellës, rrugë, kanalizime, shkolla, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes në seancën e sotme parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Marketing

Ai tha se duhet t’i drejtohemi problemeve reale, si të bëjmë reforma ekonomike në Tetovë, Strumicë, Shtip, Manastir, Prilep, të forcohen kapacitetet e Universitetit të Tetovës, të Nënë Terezës, të ndërtohet FSHIIK, Fakulteti i Edukatës Fizike, dhe përveç Korridorit 8, duhet të bëjmë edhe Korridorin 10.

“Duhet të jetojmë me problemet reale, si të marrim bukën në shtëpi, si të shtrojmë tavolinën, po vijnë festat kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar. Ne kemi shpërndarë në të gjitha komunat dhe nuk matim me peshore sa maqedonas apo shqiptarë do të shkelin, të gjithë do të shkelin, do të kenë rrugë, ndërsa deri dje kanë pasur baltë. Nuk kishin ujë në shekullin 21, tani do të kenë ujë. Ky është thelbi i funksionimit të kësaj Qeverie, ne mund të kërkojmë pika që na ndajnë, por thelbi është të gjejmë atë që na bashkon që të punojmë për qytetarët pa dallim përkatësie etnike, fetare apo politike”, tha Mickoski.

Sa i përket akuzës se Qeverisë i mungon legjitimiteti dhe me këtë i përkeqëson tensionet ndëretnike, ai tha se ka legjitimitet dhe atë gati dy të tretat.

“Demokracia njeh shumicën në Kuvend, kjo shumicë është gati dy të tretat, dhe për të zgjedhur qeverinë duhen 61 deputetë. Edhe në raportin e KE-së konstatohet progres në marrëdhëniet ndëretnike, të flasim në mënyrë konstruktive që qytetarët të kthehen prapa”, theksoi Mickoski.