Kryeministri i vendit, Hrisitjan Mickoski në një dalje për media u ka bërë thirrje komunave që të përgatisin aplikimet për thirrjen e dytë për financimin e projekteve nga Qeveria.
“Vazhdojmë më tutje. Këtë javë pres të nënshkruajmë thirrjen e dytë, e cila do të jetë pak më e madhe në vlerë nga thirrja e parë. Nëse e para ishte deri në 6 miliardë denarë, kjo do të jetë deri në 15 miliardë denarë. Ju bëj thirrje komunave që të përgatisin aplikimet, do të ketë kohë më të zgjatur për aplikim e cila do të zgjasë deri më 30 prill”, tha kryeministri i vendit Hristijan Mickoski.