Mickoski: Maqedonia nuk do të ketë nevojë për import të rrymës nëse menaxhohen siç duhet kapacitetet energjetike

“Maqedonia nuk do të jetë e varur nga importi i energjisë elektrike, nëse me kohë bëhet plan për modernizimin e kapaciteteve prodhuese siç ka ekzistuar para 6,7,8,10 vitesh në TEC Manastir, Oslomej apo nëse bëhet modernizimi i kapaciteteve hidro, d.m.th. termocentralet, që prodhojnë energji elektrike nga uji, duke përfshirë të gjitha ato projekte që janë iniciativë private, përfshirë kapacitetin e termocentralit ose të njohur në publik si TE-TO Shkup”.

Marketing

Këtë e ka thënë kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski. Ai theksoi se me menaxhimin e cilësisë mund të funksionojnë 600 megavat në TEC Manastir, 100 megavat në TEC Oslomej, nga 250 në 350 megavat nga hidroakumulimet, 200 megavat nga TE TO dhe 160 megavat nga TEC Negotinë.

Kësaj, siç tha ai, i shtohen parku me erë Bogdanci, një numër i madh parqesh diellore që janë iniciativa private dhe objekte të tjera energjetike. Nëse e gjithë kjo menaxhohet në mënyrë korrekte, Maqedonia do të ketë energji elektrike të mjaftueshme për nevojat e saj dhe do të ketë teprica për eksport.

“Por, për fat të keq, qeveria nuk i ka menaxhuar siç duhet resurset dhe për këtë ndodh që MEPSO dhe ELEM, nga kompanitë që kanë shënuar fitime të mëdha në të kaluarën, sot janë humbësit tanë më të mëdhenj”, përfundoi Mickoski.

Më tej ai shtoi se e gjithë gjendja ekonomike në Maqedoni është e keqe, dhe se në 5 vitet e fundit kemi pasur vetëm regres./Telegrafi/