Mickoski: Maqedonia Veriore i takon Zaevit

Hristijan Mickovski, Kryetari i VMRO-DPMNE-së foli sot para seancës së Kuvendit ku në orën 16 pritet të vazhdojë faza finale e ndryshimeve kushtetuese, ai apeloi për protesta të qeta.

Marketing

Maqedonia Veriore i takon Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa Republika e Maqedonisë është atdheu im dhe i qytetarëve, është ajo që u votua më vitin 1991 – theksoi Mickovski i cili përsëriti edhe njëherë se VMRO-DPMNE nuk do të merr pjesë në seancën kuvendore dhe nuk do ta legjitimojë ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës, me pazare, kushtëzime dhe denime drakonike dhe siç sqaroi ai, nga partia e tij vlerësojnë se ndryshimet kushtetuese do të reflektojnë edhe në ndryshimin e identitetit.