Mickoski: Marrëveshja me Greqinë është kapitulim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka kërkuar takim urgjent me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov në lidhje me marrëveshjen me Greqinë të arritur nga Zaev dhe Cipras.

Marketing

Ai në konferencë për media në selinë e partisë kërkoi edhe takim urgjent me kryeministrin Zoran Zaev ku pret t’i dorëzohet dokumenti i shkruar për marrëveshjen. Ai gjithashtu thotë se pret përgjigje se kur do të mbahen takimet
Mickoski tha se VMRO-DPMNE është kundër marrëveshjes së tillë për emrin dhe se nuk do të pranojë ndrysim të Kushtetutës. Ai tha se do të kundërshtojnë me të gjitha mjetet juridike kundër, siç thotë si, “marrëveshjes kapitulluese”.

“Opinioni maqedonas le të gjykojë se me çfarë njeriu kemi punë. Zaev premtonte një gjë, ndërsa Maqedonisë i solli marrëveshje në kapitullim. Asnjë fjalë e tij nuk vlen asgjë, është e rrejshme sjellja e tij. Për disa muaj e ka ndryshuar sjelljen e tij duke i shkaktuar dëm Republikës së Maqedonisë. Kjo është humbje absolute e diplomacisë maqedonase dhe nuk mund të konsiderohet si fitore.”, tha Mickoski.

Sipas tij, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është pjesëmarrës në këtë kapitullim. Ai e fton Dimitrovin të jep dorëheqje për shkak kapitullimin që përpiqen qytetarëve t’ua prezantojnë si fitore.