Mickoski: Masat e reja anticovid i ndajnë qytetarët

“Kuazi-masa” i quajti lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, masat e reja për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit. Sipas tij, ato nuk synojnë të mbrojnë shëndetin e qytetarëve por në mënyrë plotësuese të krijojnë ndarje dhe frustrime mes qytetarëve.

Marketing

“Këto masa kanë detyrën e vetme për të vendosur praktikisht një të ashtëquajtur do të thosha, kontroll të papërshtatshëm artificial, do ta shkatërrojnë biznesin që sadopak filloi të funksionojë. Do të sjellin një lloj frustrimi te qytetarë, veçanërisht ata qytetarë që kanë një të drejtë të garantuar me kushtetutë të zgjedhin nëse duan të vaksinohen apo jo, edhe pse unë personalisht jam për imunizimin përmes vaksinimit.”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE–së.