Mickoski: Mashtrimet e pushtetit nuk kalojnë, kjo Qeveri është delegjitimuar

Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sot vizitoi shtabin partiak në Sopishte, ku ceku se ditët e këtij pushteti të paaftë janë të numëruara.

Marketing

“Mashtrimet e pushtetit nuk kalojnë, ato janë thelluar në baltën e tyre. Kjo Qeveri është delegjitimuar, dhe secili hap i saj do të thotë dëshpërim”, thotë Mickoski.

Sipas tij ditët e këtij pushteti të paaftë janë të numëruara.

“Kemi Qeveri ku të gjitha premtimet kryesore nuk i përmbushi. Dy vite shpenzoi, ndërsa rezultate nuk ka dhe nuk ka arsyetime për paaftësinë e tyre. Me këto njerëz asnjëherë nuk do të jetë më mirë”, thotë Mickoski duke shtuar se duhet të ngritet zëri kundër mashtrimeve, kundër padrejtësive, shkatërrimit të vendin tonë.

Marketing