Mickoski: Me ndryshimet në Ligjin për tokë ndërtimore është hequr pengesa për ndërtimin e objekteve publike si kopshtet dhe shkollat të cilat lirohen nga pagesa e shërbimeve komunale

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur do të jetë thirrja e re për komunat, deklaroi:

Marketing

“Epo duhet të jetë nga shkurti, ndoshta nga marsi, varet nga përgatitja e komunave. E dini, kemi miratuar një Ligj në Kuvend, ndryshime në Ligjin për tokën ndërtimore, ku të gjitha ato objekte, objekte publike, si kopshte, shkolla e të ngjashme, që janë pronë e shtetit, do të lirohen nga pagesat e shërbimeve komunale.

Ka pasur raste në Shkup që Qyteti i Shkupit, e dini situatën atje, e ka zgjatur periudhën, nuk i ka liruar komunat e Shkupit nga shërbimet komunale, kështu që nuk kanë mundur të fillojnë të ndërtojnë kopshte, shkolla e kështu me radhë. Dhe tani me këtë Ligj është hequr ajo pengesë dhe tashmë pres që aty ku duhet të ndërtohen kopshte dhe shkolla.

E dini që përcaktimi i Qeverisë sonë është mësimi me një turne në shkollat fillore. Kjo do të thotë të mësuarit tërëditor, me një turn. Do të thotë siguri për vetë prindërit dhe shoqëri më e madhe për fëmijët. Do të thosha shoqërim më të madh, shkëmbim njohurish, krijim të miqësive e kështu me radhë. Dhe kjo do të thotë se do të duhet të ketë disa ndërhyrje ndërtimore në disa shkolla, ku ka dy turne. Në disa nga komunat them, jo në të gjitha. Dhe tani nëse do të ishim ende peng i sjelljes së Qytetit të Shkupit dhe të individëve atje, atëherë kjo politikë që është vlerë e shtuar për prindërit dhe fëmijët, do të duhej të priste, por këtu është tejkaluar dhe mendoj se gjërat po shkojnë mirë.”

Ai theksoi se nuk ka vend për dorëzimin e projekteve të reja, sepse sot përfundon afati për aplikime dhe komunat që kanë aplikuar është dashur t’i plotësojnë dokumentet që mungojnë:

“Jo, projekte të reja nuk janë të mundshme, ato që kanë qenë, dokumentet që kanë munguar, vetëm duhet të plotësohen. Të rejat në shkurt ose mars”.

Për sa i përket plotësimit të dokumenteve nga komunat, Kryeministri u përgjigj se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të japë informacione:

“Nuk e di, nuk e di, duhet të shohim. Do të na japin informata nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale”, tha Kryetari i Qeverisë, Mickoski.

Marketing