Mickoski ‘milioner’, biznesi me hidrocentralet e vogla?!

Janë shtuar zërat kundër liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski se si ka përfituar biznesin shumëmilionësh me hidrocentrale.

Marketing

LSDM-ja dje kërkoi që Hristijan Mickoski duhet të përgjigjet para qytetarëve se në cilën mënyrë ka marrë aprovim për hidrocentrale të vogla, përmes kompanive ku ka pjesë, pikërisht nga bartësi i kriminalitetit Nikolla Gruevski si kryeministër?

“Dhe për atë kohë kur Mickoski ishte këshilltar për energjetikë të Greuvskit”, thonë nga LSDM-ja. Por sqarime ka kërkuar edhe ish-shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov, i cili përmes në letre ka thënë se si mundet një professor me një rrogë 500 euro të bëj gjithë atë biznes me hidrocentrale.

Kanal 77 në vitin 2015 kishte përmendur Mickoskin atëkohë drejtor i kompanisë ELEM se është një nga pronarët e një kompanie që kishte ndërtuar 7 hidrocentrale në Pehcevë, informon INA.

Mickoski është pronar i katër hidrocentraleve në lumin Bregallnica në vendin e quajtur Ramna Rekë. Po ashtu theksohet se ai ka edhe 2 hidrocentrale të vogla në Lumin e Konjares afër Kajmakcalanit dhe një në lumin e Zletovës në Kratovë. Hidrocentralet e vogla për prodhimin e energjisë elektrike ishin praktikë e lansuar nga qeverisja e kaluar, të cilët fitoheshin përmes koncesioneve.

Vlerësimet e njohësve të këtij biznesi thonë se vlera e këtyre hidrocentraleve të vogla që prodhojnë energji është rreth 10 milionë euro. Lideri i ri i VMRO-DPMNE përmendet edhe lidhur me kompanitë El te Ingenerig dhe El te Hidro, të cilët janë me bashkëpronarë, por që thuhet se Mickoski është pronari dhe se gjithcka është farsë me njerëz që janë caktuar, shkruajnë portale maqedonase. Por VMRO-DPMNE dhe Mickoski në përgjigjen e tyre kanë thënë se Mickoski ka vetëm 7 për qind të pronësisë në këto hidrocentrale. Lideri i VMRO-DPMNE gjatë qeverisjes përveç se ka qenë këshilltar i Gruevskit për energjetikë , ai ishte edhe drejtor i kompanisë elektroenergjetike ELEM.

Marketing