Lideri i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sot ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga premtimi paraprak që do ta ndihmojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.
Sipas Mickoskit, shkak i heqjes dorë është sepse nuk ka marrë përgjigje kthyese nga Zaevi.
“I thamë ‘ne nuk na duhet të hymë në Qeveri, të ndajmë Qeverinë me ty, por të ju ndihmojmë deri në tetor, dhe bashkërisht të arrijmë ta sjellim Maqedoninë para marrjes së datës’. Disa javë kanë kaluar, nuk kemi përgjigje kthyese, kjo ofertë nuk është me afat të pacaktuar, ka ndaluar të vlejë”, tha Mickoski në një intervistë për Televizionin Alfa.