Mickoski në Beograd në ditën e madhe për në NATO

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski sot ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq.

Marketing

Ai me këtë rast është shfaqur me një foto me presidentin serb, duke shkruar se fokusi i këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve si dhe zhvillimet në rajon.
“Republika e Maqedonisë duhet të ndërtojë politika të hapura fqinjësore të bazuar në prime dhe vlera të mirëfillta”, theksoi Mickoski pas takimit me presidentin serb.

Kreu i VMRO-DPMNE nesër do të qëndrojë në Zagreb, ku do të takohet me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq. Kjo vizitë po zhvillohet në ditën kur 29 vendet anëtare të NATO-s sot në Bruksel nënshkruan Protokollin për anëtarësimin e vendit në Aleancë.