Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e vazhdon ditën e dytë të vizitës në Bruksel në Asamblenë politike të Partisë Popullore Evropiane.
Ai fillimisht realizoi takim me Dejvid Mekalister i cili është kryetar i Partisë Evropiane Popullore dhe njëkohësisht kryesues i Komitetit për politikë të jashtme pranë PE-së. Më pas me Ivo Vajgëll i cili është raportues për Republikën e Maqedonisë në Pe dhe menjëherë pas përfundimit të seancës plenare të Asamblesë politike ka realizuar takim me Mandred Veber i cili është kryetar i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të KE-së nga radhët e Partisë Popullore Evropiane.
Pas takimeve, Mickloski theksoi se qeverisja e të drejtës dhe shtetit ligjor janë të rrezikuara në Maqedoni.
Gjatë takimeve u bisedua për politikën aktuale dhe situatën ekonomike në Republikën e Maqedonisë, Praktikisht biseduan për të gjitha ato politika të pasuksesshme të cilat qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevi i kanë realizuar në Republikën e Maqedonisë.
Mickoski theksoi se ekziston dyshim i arsyeshëm që Zaevi dëshiron t’i vjedhë zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Kërkova që organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike të jetë një prej kushteve për fillimin e negociatave me BE-në. Njëkohësisht nuk e lëshova mundësinë për të lobuar, nëse realizohen të gjitha këto kritere të mundësohet avancim në integrimet evropiane të vendit.