Mickoski në Hungari, LSDM: Ka shkuar të merr detyra të reja nga shefi i tij

LSDM ka reaguar në lidhje me prezencën e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski  tek shtabi i partisë së Orbanit në Hungari. Nga LSDM thonë se Mickoski duket se ka shkuar tek shefi i tij, Nikolla Gruevski për të marrë indikacione të reja se si të veprojë më tutje.

Marketing

“Edhe njëherë u dëshmua se agjenda e vetme e Hristijan Mickoskit është mbrojtja e krimit të Nikolla Gruevskit.

“Për këtë shkak deputetët e VMRO-së në Kuvend e bllokuan Ligjin për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.