Mickoski në mbrojtje të filmit kontrovers “Tallja me Krishtin”

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në profilin e tij në rrjetin social facebook ka vazhduar me akuza ndaj qeverisë aktuale, në shkrimin e tij ai gjithashtu ka reaguar në mbrojtje të filmit kontrovers “Tallje me Krishtin”, duke akuzuar Qeverinë për “ndalesën” e transmetimit të filmit.

Marketing

Mickoski akuzoi Qeverinë se ka persekutuar familjen e regjisorit të filmit Jani Bojaxhi, babai i të cilit sot ishte ndaluar nga MPB-ja nën akuzat për vjedhje të artefakteve.

Referendum gjatë së cilit janë mbushur kuti, skandale të vazhdueshme, tenderë nga të cilët numërohen miliona, një film që e ndalon Qeveria, një regjisor familja e të cilit është objekt i persekutimit, si dhe shumë të tjera … kjo është fotografia e trishtuar e Maqedonisë sot.

Pushteti nga dita në ditë po tregon tërë pafuqinë e tij dhe ligështinë, kjo nuk është betejë vetëm për emrin dhe marrëveshjen e dëmshme, kjo është betejë e çdo njëri kundër këtij pushteti, për drejtësi, dënim të krimit, për jetë më të mirë, për ardhmëri më të mirë, për Maqedoni e cila fiton” – shkruan në profilin e tij në Facebook udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Marketing