Mickoski: Në Qeveri qeveris nepotizmi

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në intervistën për TV Sitel tha se “Qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit secilën ditë ballafaqohet me skandale të reja”.

Marketing

Sipas tij kjo Qeveri të vetmen gjë që e bën gjatë kësaj periudhe është de-fokusimi i opinionit të Maqedonisë nga ndodhitë aktuale politike, si dhe aferat e shumta dhe veprimet kriminale.

“Në vend që të kemi zhvillim të ri në teknologji ne kemi inovacione kriminale ku ndahen paratë aktivistëve të LSDM-së, familjarëve, kushërinjve etj. Kemi situatë katastrofale në shëndetësi, e bija i jep babit dy tenderë për 3-4 milionë euro. Shohim kur një njeriut – firmës i jepen 35 milionë euro. Ministrat në Qeveri me firmat e tyre fitojnë tenderë në administratën publike. Arsimi nuk është as tek margjinat e Evropës”, tha Mickoski,

Mickoski tha se nuk ka pritur asgjë më shumë nga Zoran Zaevi i cili ka qenë i akuzuar për korrupsion prej 200.000 eurove.

“Unë nuk prisja asgjë më shumë nga kryeministër që ishte i akuzuar për korrupsion prej 200.000 eurove. Nuk prisja diçka që të ndodhte. Ja, një vit e gjysmë jemi të në dijeni për punën katastrofale të Kryetarëve të Komunave që bëjnë 1 vit që kur janë zgjedhur si vjedhës të komunave, nuk di si t’i quaj ndryshe”, tha Mickoski.

Marketing