Mickoski: Në RMV ka vetëm një akademi

Ideja për formimin e Akademisë nuk përkrahet as nga kryeministri Hristijan Mickoski. Ndërsa sa i përket nismës për bashkëfinancim të Shoqatës së Akademikëve Shqiptarë, Mickoski paralajmëroi se këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë asnjëherë një buxhet të tillë.

Marketing

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, Qeverisë dhe Akademikëve të përkatësive të ndryshme etnike është i qartë se në Maqedoni ekziston një Akademi për Shkencë dhe Art. Unë nuk do të doja që paratë e qytetarëve të harxhohen për OJQ-në, por për infrastrukturë, çerdhe, shkolla. Të krijojmë kushte që ata të rinj shqiptarë, maqedonas e të tjerë, që janë larguar nga vendi, të kthehen. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë asnjëherë një buxhet të tillë.”, – theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.