Mickoski: Në SHA EMV ka dyshime për keqpërdorime serioze

Në SHA EMV ka disa raste për të cilat kemi dyshime serioze për keqpërdorime. Shërbimet paguhen tre deri në katër herë më shumë, deklaroi sonte kryeministri Hristian Mickoski.

Marketing

“Dhjetëra ndoshta qindra miliona janë nxjerrë, apo janë vjedhur përmes tenderëve ku shërbimi paguhet tre deri në katër herë më shumë dhe kompanive që paraqiten në tender u thuhet të mos konkurrojnë sepse është punë e përfunduar. Shërbime që në kohën kur unë isha drejtor i ELEM-it, atëherë paguhej 86 denarë, ndërsa sot 230 denarë, shkatërrim me dashje për shkak të importit të thëngjillit, prishje me dashje e një grope minerare, mirëmbajtje e pamjaftueshme e sistemit ku nxjerrët qymyri në mënyrë që të mungojnë ato sasi që të importohen me çmime dyfish ose trefish më të larta…, tha Mickoski në emisionin “Për apo kundër” në televizionin Alfa.

Ai shtoi se ka pasur një takim me drejtuesit e ri të kompanisë dhe se do të dalin me prova për këto dyshime.