Mickoski në vizitë pune në Bruksel

Nga sot 18.09.2024 (e mërkurë) deri më datë 20.09.2024 (e premte) Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe ministrin për Çështje Evropiane Orhan Murtezani do të qëndrojnë për vizitë pune në Bruksel.

Marketing

Në Bruksel, Kryetari i Qeverisë Mickoski së bashku me liderët nga Ballkani Perëndimor do të marrë pjesë në drekën e organizuar nga Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla Fon Der Llajen.

Më pas, Kryeministri Mickoski do të realizojë takim edhe me Kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell.

Kryetari i Qeverisë, Mickoski do të realizoj takim edhe me komisionerin evropian për zgjerim Oliver Varheji.

Takim është planifikuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Gert Jan Kompan.

Ky takim diplomatik i Kryetarit të Qeverisë Mickoski ka për qëllim intensifikim të bashkëpunimit të deritanishëm dhe është i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Në takimet do të përfshihen një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me stabilitetin rajonal, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, përafrimin e reformave me standardet evropiane, sundimin e së drejtës dhe luftën e pa kompromis të Qeverisë kundër korrupsionit dhe krimit.