Mickoski: Nëse duam të afrojmë vendin drejt BE-së, të largohet pushteti aktual

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski i ka quajtur manipulime deklaratat e fundit të kryeministrit dhe presidentit të shtetit se, ka gjasa reale që vendi të anëtarësohet në BE deri në fund të vitit 2030, nëse nuk ka bllokada nga opozita. Ai ka thënë se, LSDM me vite bën premtime boshe në këtë drejtim, ndërsa akuzoi opozitën se ka shkatërruar procesin eurointegrues, me pranimin e propozimit evropian.

Marketing

“Ata janë fajtorë sepse kanë shkatërruar procesin që Maqedonia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, sepse kanë pranuar diçka që asnjë person normal në këtë shtet nuk do ta pranonte. Kështu që, nëse duam me të vërtetë ta çojmë Maqedoninë drejt Bashkimit Evropian, e para që duhet të bëhet është që këto të largohen sa më shpejtë të jetë e mundur. Aq më shpejtë që këta largohen, aq më shpejtë do ta afrojmë Maqedoninë drejt Bashkimit Evropian”, është shprehur Mickoski.

Megjithatë, Mickoski nuk ka një strategji konkrete për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Në Kuvend nga 61 deputetë që ngrenë dorën për të mbështetur këto mashtrues kriminel, ne nuk mund të bëjmë asgjë. Numrat në Kuvend momentalisht nuk janë në anën tonë dhe duhet t’ju them hapur se zgjedhjet a do të mbahen këtë vjeshtë apo do të jenë të rregullta në pranverë, muaj janë në pyetje”, ka thënë Mickoski.

Marketing