Rreth rastit me gjykatësit Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti është prononcuar sot edhe kryeministri Hristijan Mickovski. Ai shprehu kënaqësinë që për herë të parë u dëshmua në vepër se kemi gjykatës të korruptuar duke mos lënë pa akuzuar LSDM dhe BDI-në për gjendjen e mjerushme të sisitemit juridik në vend.
“Dhe nëse keni gjyqtarë të korruptuar që janë në organin më të lartë, që është Gjykata Supreme, atëherë mund ta imagjinoni se çfarë po ndodh më poshtë. Më tej, në hetim është vërtetuar se nuk ka qenë vetëm gjyqtari suprem, por edhe personi për të cilin ka marrëveshje edhe me prokurorinë dhe ai është Ixhet Memeti, nëse nuk gaboj si kryetar i Këshilli i Prokurorëve Publikë. Pra këtu është e qartë lidhja mes sistemit gjyqësor-prokuror në vendin tonë dhe prandaj besimi ynë është 2%. Për shkak se disa fletore nga e kaluara janë zëvendësuar me fletore të tjera, vetëm këto janë nga Strumica, Bihaçka dhe Reçica. Dhe përderisa ne kemi fletore dhe përderisa këta njerëz nuk shpërbëhen, nuk do të kemi shtet ligjor. Po e përsëris, nëse nuk ka shtet ligjor, nuk ka para në Buxhet, nëse nuk ka para në buxhet, nuk ka projekte të tilla”, deklaroi Mickoski. /tvklan.mk