VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese ka njoftuar se në mbledhjen e mbrëmjës së djeshme të Komitetit Ekzekutiv është vendosur që nga 10 maji kjo parti të organizojë bllokadë aktive të Kuevndit. Nga VMRO-DMPNE-ja për heqjen e këtij vendimi kërkojnë që të organizohet takim i liderëve të partive ku do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Komuniteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka marrë vendim për bllokadë aktive të Kuvendit nga 10 maji, pushteti ka edhe 5 ditë për të rishqyrtuar sjelljen. Kovaçevski ka kohë të mjaftueshme deri më 10 maj për të ndryshuar mendjen dhe për të filluar organizimin e një takimi të liderëve me qëllim që të caktohet data e zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Por nga ana tjetër, LSDM thotë se ata janë parti e përgjegjshme dhe do të tejkalojnë të gjitha bllokadat e paralajmëruara nga VMRO-DPMNE.
“Në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike që pas luftës së dytë botërore, kur Kuvendi duhet të sjell vendime të shpejta dhe efikase për qytetarët, imagjinoni, Hristijan Mickoski paralajmëron bllokada të reja… LSDM është parti e përgjegjshme dhe me çdo kusht, me të gjithë partnerët shoqërorë të arsyeshëm do t’i tejkalojmë bllokadat e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, kriminale”, thonë nga LSDM.