Mickoski nesër në Studeniçan

Kryeministri Hristijan Mickoski, në kuadër të fushatës “Ku zemra është në shtëpi”, nën organizim të Ministrisë së Pushtetit Lokal, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për rikonstruksionin e rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka, segmenti fshati Uji i Kuq, “Kitka”, në Komunën e Studeniçanit.

Projekti është nga thirrja e parë publike e Qeverisë me një vlerë prej 63.537.537,78 denarë, nga të cilat pjesëmarrja nga ana Ministrisë së Transportit është 59.205.825 denarë, ndërsa kofinancimi nga komuna është 4.331.712,78 denarë.

Marketing