Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se për vendimin final të Gjykatës Kushtetuese do të pasojë procedurë e cila mund të zgjasë me vite,
Mickoski ka shtuar se BDI, në mandatin e të cilëve janë votuar gjykatësit kushtetues, dëshirojnë të krijojnë përshtypje në opinion se vendimi në seancën e caktuar nesër nuk është sjellë falë presionit të tyre politik.
“Ata saktë e dinë se që të arrijmë deri tek vendimi final, çfarëdo qoftes, së pari ai gjykatës që është përgjegjës duhet t’ua shpjegojë kolegëve të tyre, më pas do të ketë diskutim publik, seancë përgatitore, ky është proces që mund të zgjasë me muaj, ndoshta edhe me vite. Qëllimi i tyre si brejtës politik, ishte- ja, ne do të bëjmë presion politik dhe kur nesër nuk do të ndodhë asgjë, të dalin në opinion…këtë mund ta bëjnë vetëm brejtës politik dhe të thonë, ja pse ne bëmë presion që të anulohet e tërë kjo”, tha Mickoski.