Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për televizionin ALSAT ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e cilësuar këtë parti si një organizatë të nënshtruar dhe të etur për tenderë gjatë periudhës së koalicionimit me VMRO-DPMNE-në gjatë periudhës 2008-2016.
Sipas Mickoskit, BDI nuk ka qenë e interesuar për çështjen shqiptare, por vetëm për përfitime financiare. Ai ka bërë një diferencim të qartë mes ish-partnerit dhe koalicionit aktual me VLEN, duke theksuar se tani për herë të parë ka partnerë politikë që diskutojnë për projekte dhe jo për korrupsion.
“Kohët kanë ndryshuar. Tani kemi partnerë që diskutojnë për zhvillimin e vendit, jo për tenderë dhe interesa personale,” ka deklaruar Mickoski në ALSAT, duke lënë të kuptohet se qeverisja e kaluar me BDI-në ishte e mbushur me kompromis dhe ndikime të errëta.