Mickoski nga Pehçeva: Po ndjehet fitorja e VMRO-DPMNE-së

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe sekretari i përgjithshëm i partisë dhe bartës i listës së kandidatëve në njësinë zgjedhore 3, Igor Janushev sot e vizituan komunën e Pehçevës.

Marketing

Mickoski para qytetarëve tha se po ndjehet fitorja e VMRO-DPMNE-së dhe se pas 15 korrikut partia e tij do ta udhëheq qeverinë.

Këto nuk janë zgjedhje sikur të tjerat, përsëriti lideri i partisë opozitare duke potencuar se në këto zgjedhje qytetarët vendosin për të ardhmen e Maqedonisë.

Mickoski potencoi se matrica e LSDM-së është gjithnjë e njëjtë dhe nuk ndërrohet. Kriminelët e LSDM-së janë të panumërt, por, sipas tij, megjithatë qytetarët e dinë të gjithë dhe e dinë se LSDM në shtet ka sjellur vetëm krim, varfëri dhe zhvatje.

Sekretari i përgjithshëm i partisë Janushev deklaroi se qytetarët të vetmen gjë që e panë nga LSDM dhe Zoran Zaev është tërheqje e identitetit, shitje dhe luajtje me historinë, përkatësisht krijuan gjendje me të cilën e detyruan popullin ta përkul kokën.

Duke u përgjigjur në sulmet e kundërkandidatit të tij Lupço Nikollovski nga LSDM, Janushev ka potencuar se Nikollovskit duhej t’i vjen turp kur në vitin 2016 së bashku me Zoran Zaevin u betuan dhe gënjyen se nuk do ta ndërrojnë kushtetutën, nuk do ta shesin identitetin, se do të luftojnë për historinë dhe gjuhën. Porositi se ata do të përgjigjen për gjithçka që kanë bërë.