Mickoski nga Vevçani: LSDM-ja tre vite kishte mundësi të bëjë diçka

Sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e vizitoi Vevçanin, ku realizoi takim me vendasit dhe theksoi se më 15 korrik do t’i jepet fund virusit Zoran Zaev dhe më pas do të fillojë Rilindja e Republikës së Maqedonisë. Është koha që Republika e Maqedonisë të fillojë të lëvizë në rrugën e duhur, ndërsa kjo do të jetë së bashku me VMRO-DPMNE-në.

Marketing

“Më 15 korrik është shansi ynë për ta ëndërruar ëndrrën të cilën duam ta ëndërrojmë, por së pari duhet t’i fitojmë ata. Fillimisht duhet këtë pandemi ta fitojmë. Dhe prandaj çdoherë flasim në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, sepse njeriu është i madh aq sa mund t’i njohë edhe dobësitë e veta. Unë si kryetar i VMRO-DPMNE-së nga partia më e madhe dhe më e organizuar politike në shtetin tonë mësova të jetojë me dobësitë e njerëzve. Por njerëzit nuk duhet të mësojnë të jetojnë me dobësitë e pushtetarëve. Pasi që populli është ai i cili jep dhe ai që merr. Më 15 korrik unë jam i bindur në urtësinë e qytetarëve të Vevçanit dhe jam i bindur në urtësinë dhe guximin e qytetarëve të Maqedonisë tonë se do të dalin masovikisht dhe masovikisht do ta mposhtim këtë pandemi të cilën e solli kjo udhëheqësi e LSDM-së e kryesuar nga Zoran Zaev dhe më pas do t’i përvjelim mëngët dhe do ta rilindim shtetin”, theksoi Mickoski.