Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta është e lidhur me disa deklarata të fundit fatkeqe të cilat kryetari i Qeverisë, kryeministri zotëri Zoran Zaev gjatë disa ditëve të fundit, në stilin e tij ekgibicionist, në mënyrë të pakontrolluar na thotë gjatë këtyre përballjeve me qytetarët.

Marketing

Njëherit, mundëm të dëgjojmë se si kryetari i Qeverisë bën thirrje për “rrahje me kamxhik” të popullit të vet, mundëm të dëgjojmë se si kryetari i qeverisë zotëri Zoran zaev bën thirrje për mito të popullit të vet kur u bën thirrje biznesmenëve ta çelin qesen dhe të japin rrogën e 13-të, si ka pasur takim me një numër të caktuar afaristësh në qeveri.

Do të doja ta shfrytëzoj këtë rast dhe t’u drejtohem qytetarëve të Maqedonisë, miqve të mi, të afërmve, fqinjve të mi, kolegëve të mi dhe bashkëpartiakëve të mi dhe dëshiroj t’i lusë qytetarët e RM-së të mos u nënshtrohen këtyre tentimeve për nënvlerësim sepse askush në histori popullin maqedonas nuk e ka rrahur me kamxhik, kështu që nuk do t’ia lejojmë këtë as zotëri Zoran zaevit, as kujtdo tjetër që do të tentojë të bëjë diçka të tillë.

Askush në histori nuk ka arritur ta nënvlerësojë popullin e vet, popullin maqedonas dhe qytetarët e tjerë të RM-së siç e bën këtë Zoran Zaev gjatë ditëve të kaluara. prandaj do të doja, të gjithë ju, qytetarët e RM-së, maqedonasit, por edhe të tjerët, t’ju lus ta ruani dinjitetin tuaj, të mos bini pre e provokimeve nga ana e kryetarit të qeverisë, ju jeni krenarë. Ju jeni dinjitozë që jetoni në këtë shtet, këtu është VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE çdoherë ka qenë shtylla e shtetit në RM, ashtu do të jetë edhe kësaj radhe. Dëgjojeni zemrën dhe mendjen tuaj si të veproni në jetën tuaj, ashtu veproni edhe më 30 shtator. Asnjë nënvlerësim, asnjë ofendim, asnjë tentim për rrahje me kamxhik e Zoran Zaevit dhe turmës rreth tij nuk do të kalojë.

Pyetje e gazetarëve: Pas takimit me Mogerinin a mbeteni në qëndrimin se secili qytetar duhet të vendosë sipas mendimit të vet për referendumin?

VMRO-DPMNE qëndrimin nuk e ndërton në bazë të ndjenjave, VMRO-DPMNE qëndrimin e ndërton në bazë të atij navigimi që e fitoi nga qytetarët dhe në bazë të atyre informatave që i marrim nga takimet me miqtë tanë nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe ato takime me qytetarët. Qëndrimi ynë është ndërtuar, i konfirmuar nga trupat e partisë, nga Komiteti ekzekutiv, unanimisht nga Komiteti qendror, kështu që VMRO-DPMNE e tha qëndrimin e vet dhe unë tani nuk do ta përsëris dhe nuk ka ndryshim të të njëjtit.

Si do të veproni Ju më 30 shtator?
Do të duhet të prisni 30-tin, një ditë pas ditëlindjes sime, të shihni.

Hristian Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

 

Marketing