Mickoski: Nuk ka alternativë për anëtarësimin në BE

Çdo nismë rajonale është e mirëseardhur, por kjo nuk guxon të jetë alternativë për anëtarësimin e plotfuqishëm të vendit në Bashkimin Evropian, theksoi sot në konferencë shtypi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Marketing

“Maqedonia duhet menjëherë këtë vit, t’i fillojë negociatat me BE-në, pasi këtë e meritojmë për më shumë se dhjetë vite, me kritere të përmbushura, por për fat të keq për shkak të pengesave të ndryshme artificiale ne deri në këtë moment nuk i kemi nisur negociatat”, deklaroi Mickoski.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth iniciativës “Ballkani i Hapur”, theksoi se nuk ka alternativë për BE-në.

“Ne duhet menjëherë t’i fillojmë si shtet negociatat dhe këtë duhet ta realizojë Bashkimi Evropian që këtë vit. një mundësi tjetër e radhës është samiti që do të mbahet në muajin dhjetor. kështu që këtu do ta mbyllja përgjigjen time, alternativë për BE-në nuk ka”, theksoi Mickoski.

Marketing