Mickoski: Nuk kam informacione se Arben Taravari mund ta braktisë Qeverinë dhe VLEN-in

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së sotme tha se ai nuk ka informacione se Arben Taravari mund ta braktis koalicionin qeverisës dhe koalicionin VLEN.
“Përkundër, mendoj se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm, ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale dhe si do të pozicionohet VLEN ajo pyetje mendoj se duhet të adresohet tek ata”, tha Mickoski.
Sa i përket mundësisë së zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, Mickoski tha se nuk është i sigurt nëse se e tërë opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme por nëse dëshirojnë ata janë të gatshëm për to.

Marketing