-Duam ta bëjmë Korridorin 8, dhëntë Zoti që ta bëjmë Korridorin 8, i pari jam që ta bëjmë, por të jetë siç duhet, këtë e tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen për kritikat e fundit që vijnë nga Berlini zyrtar për qeverinë e re, në lidhje me qëndrimet për ndërtimin e Korridorit 8, shkruan TV21. Mickoski në Shtip, në prani të ambasadores amerikane Angela Aggler, tha se vendi nuk ka ndryshuar interesat.
“Ne nuk flasim për asnjë ndryshim të interesit. Ne thjesht flasim se si duhet të bëhen punët në rrugë të drejtë. Kështu siç janë lënë, do të ishte çmenduri të pajtohemi si qeveri, në projekt që mbaron në gjysmë të tunelit, në rrugë qorre dhe të harxhojmë gjysmë miliardi para të popullit”, theksoi mes tjerash Mickkoski