VMRO-DPMNE-ja të martën do të protestojë kundër siç thonë kapjes së organeve gjyqësore nga mafia të cilën e udhëheq Zoran Zaev. Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës para Prokurorisë Publike me qëllim dhënien fund të pengesës së quajtur Zaev. Protesta do të përfundojë para Gjykatës Supreme.Bëj thirrje për protestë qytetare nesër në orën 18 para Prokurorisë deri tek Gjykata Supreme. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve nga të gjitha nacionalitetet që të na bashkohen. Kjo nuk është protestë vetëm e VMRO-DPMNE-së, por e të gjithë qytetarëve që e kanë kuptuar se pengesa e vendit është Zoran Zaev. Përmes kësaj proteste do të porosisim se do të ketë përgjegjësi për padrejtësitë dhe se fajtor i tyre është Zoran Zaev”-pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Marketing