VMRO-DPMNE-ja do të mobilizohet për të mbledhur nënshkrime për kandidaten Gordana Siljanovska Davkova pas përfundimin të Konventës së partisë më 2 mars, shkruan Alsat.
Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski është i bindur që atë proces do të mund ta mbyll për disa orë.
Mickoski thotë se partia e tij posedon dëshmi se disa nga kandidatët dhe subjektet politike paguajnë para për nënshkrimin e votuesve.
“Kanë kaluar disa ditë dhe ata mezi janë deri në gjysmë të mbledhjes së nënshkrimeve. Ky është mesazh i qartë nga populli. Jam i neveritur nga ajo që e marr si informacion nga terreni që edhe mjete financiare jepen, paguhen para për nënshkrime. Disa i kemi të dokumentuara dhe i kemi dorëzuar në MPB për t’u proceduar më tej”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së./