Mickoski për rastin me Vjosa Osmanin: Na vjen keq për ngjarjen, herën tjetër do ta pres personalisht në Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Marketing

Pas takimit Mickoski-Kurti, është zhvilluar konferenca e përbashkët për shtyp ku Mickoski ka thënë se Kosovën do të forcohen lidhjet ekonomike, bilaterale dhe do të punohet ngushtë për të ndërtuar rrugë të reja, duke marrë si shembull rrugën Shkup-Bllacë dhe Tetovë-Prizren.

Mickoski ka thënë “Si qeveri e re e kemi qëllim që të ndërtojmë marrëdhënie të shëndosha të dyanshme. Kemi rënë dakord që të rrisim komunikimin por edhe tregtinë e përbashkët. Kemi biseduar për rrugën Bllacë-Shkup, por edhe për lidhjen e Tetovës me Prizrenin” tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski gjithashtu ka komentuar edhe ngjarjet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se udhëtimet komerciale janë të njejta edhe për atë si kryeministër por edhe për zyrtarët tjerë shtetëror të vendit dhe shtetet tjera. “Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” shtoi Mickoski. Ai ka shtuar se sjelljen e sigurimit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Maqedonia do ta zgjidh me institucione vendore.

Marketing