Mickoski përfundon në spital! (FOTO)

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka publikuar fotografi nga spitali. Ai shkruan se ka pasur intervenim të lehtë kirurgjik.

Marketing

“Një ditë dinamike. Një deputeti i rrëmbyer, krim, shantazh, turp, dhe normalisht dëshira më e madhe e LSDM-BDI-së që unë të mos isha në politikë… Dhe pas 45 minutash të një intervenimi të lehtë kirurgjik, ndihem mirë”, ka shkruar Mickoski.

Mickoski falënderon personelin mjekësorë ndërkaq thotë se vazhdon betejën politike, siç shkruan ai “Të bashkuar për një të ardhme të re në Maqedoni”.