Lideri i VMRO-DPMNE-së, thotë se nuk kanë partner serioz në negociatat për ligjin e PP-së. Sipas tij, në LSDM janë konfuzë dhe të humbur në tërë situatën, për shkak se kanë frikë nga përgjegjësia që do të vijojë pas 12 prillit për padrejtësitë dhe krimin e bërë gjatë periudhës së kaluar. Mickoski shton se oponenti i tij, shpëtimin e kërkon përmes këtij ligji.
“Nëse ka dëshirë reale nga ana e Qeverisë për t’i pranuar vërejtjet e opozitës që janë të argumentuara, pse jo, do ta sjellim ligjin. Por, nëse nuk ka dëshirë, atëherë është për të ardhur keq. Do t’ju rikujtoj – rezultati i kësaj loje me ligjin dhe i keqpërdorimeve, është se ne sot jemi i vetmi vend në Evropë me pronë të ngrirë dhe nuk mund të funksionojmë siç duhet”, deklaroi Mickoski.