Mickoski: Pjesëtarë të MPB-së kanë këshilluar drejtorët që të injorojnë denoncimet për bomba

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot komentoi denoncimet e vazhdueshme për bomba nëpër shkolla, përcjell TV21. Mickoski thotë se ka informacione se pjesëtarë të MPB-së kanë këshilluar autoritetet e shkollave që t’i injorojnë denoncimet në adresat elektornike.

Marketing

“Unë ditëve të fundit mora një informatë më shokuese, nuk e di sa është e saktë, duhet të kontrollohet. Me disa drejtorë në shkollat në Shkup, edhe në të mesmet edhe në fillore se janë vizituar, përsëri e lë si dilemë, janë vizituar nga ana e pjesëtarëve të MPB-së dhe janë këshilluar që t’i injorojnë denoncimet që vijnë në e-mail adresat zyrtare, t’i injorojnë sikur kjo mos të ketë ndodhur, disa janë këshilluar që fare mos t’i hapin adresat elektronike”,tha Mickoski.